Mirësevini në faqen zyrtare të Medës!

Qëndroni të informuar për koncertet, muzikën dhe lajmet më të fundit.

Live Concert - New York, 2025

Biografia

Mehdin Përgjeçaj (Meda), lindi më 15 qershor 1979 në Deçan, Kosovë. Ai rrjedh nga një familje me traditë muzikore; babai i tij, Hasan Përgjeçaj, ishte një rapsod i njohur në vitet ’80. Meda filloi të merret me muzikë që në moshën 7-vjeçare, duke interpretuar këngën “Oj Prishtinë, vendlindja ime” si pjesë e shoqërisë artistike “Hajvalia” në Prishtinë.

 

Në fillim të viteve ’90, për shkak të situatës politike, familja e tij emigroi në Gjermani. Gjatë qëndrimit atje, Meda ishte i apasionuar pas futbollit dhe luajti për tre vjet me ekipin e të rinjve të Freiburgut, deri sa një dëmtim serioz në gju e detyroi të largohej nga sporti. Pas kthimit në Kosovë në vitin 1999, ai iu përkushtua muzikës, fillimisht me këngë folklorike dhe patriotike, dhe më pas me muzikë popullore, duke u bërë shpejt një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare.

 

Aktualisht, Meda jeton në Freiburg të Gjermanisë. Ai është i martuar me Luljetën dhe kanë katër fëmijë. Meda mbetet një nga këngëtarët më të kërkuar në të gjitha trevat shqiptare, duke performuar në koncerte, dasma dhe mbrëmje muzikore.

MEDA

Mehdin Pergjecaj

🎤 Koncertet & Eventet

🎤 Koncertet & Eventet

Meda 8 MARS

📅 Date: 8 Mars 2025
📍 Location: Pallati i Rinisë, Prishtinë


BLEJ TANI

Latest Albums

$34.99

- Bingo

Product Image
$34.99

- Living Dreams

Media & Galeria

Foto dhe momente nga koncertet kohëve të fundit

Kontakti per Rezervime

Rezervo Online 

Singer